Çarje në vesh, portieri që u dëmtua në Shkodër lë spitalin dhe udhëton me skuadrën

Në ndeshjen e zhvilluar sot në “Reshit Rusi” mes Vllaznisë dhe Shënkollit e cila përfundoi 3-0 në favorin e shkodranëve, pati edhe një ngjarje të rëndë. Portieri dhe kapiteni i skuadrës mike, Rinev Danaj, në të 40’, është përplasur me shokun e skuadrës, nigerianin Kalu të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë.

Në fushë janë parë stafet mjekësore të të dyja ekipeve, por është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës pasi ka pasur edhe hemorragji për një çarje të rëndë në vesh.

Menjëherë, portieri Danaj është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës për një ndihmë më të specializuar. Aty ka qëndruar për afro një orë , por nga sa mësohet gjendja e tij gradualisht është përmirësuar. Danaj ka udhëtuar bashkë me skuadrën rrugës duke u kthyer për në Shënkoll.

E.S/Vipsport.al/