Atletiko Madrid si klubet e Superiores, fajin për humbjen e ka… arbitri

Sistemi ‘VAR’ i përdorur për herë të parë këtë sezon në kampionatin spanjoll nuk po rezulton aq pozitiv sa në Itali e Gjermani duke qenë se polemikat janë të vazhdueshme. Së fundmi, ‘VAR’-i ishte vendimtar në ndeshjen Atletiko Madrid-Real Madrid ku në 2 nga 4 golat e shënuar ishte përcaktues.

Takimi i mbyllur me fitoren e Realit me rezultatin 1-3 ka sjellë shumë pakënaqësi te Atletiko. Më shumë se për humbjen dhe rezultatin, drejtuesit e ‘Los Cholconeros’ e kanë me mënyrën se si gjyqtari i ka interpretuar aksionet edhe duke përdorur sistemin ‘VAR’. Goli i shënuar nga Bejl, u nis nga një pozicion i dyshimtë, ndërkohë që të njëjtin pozicion arbitri e konsideroi të parregullt në një gol të shënuar nga Morata duke e anuluar.

Sakaq, edhe penalltia që Vinisius fitoi duket si një vendim i gabuar i gjyqtarit pasi faulli ka ndodhur jashtë zonës, por pas konsultimit me ‘VAR’ u akordua penallti. Të gjitha këto raste, klubi i Atletikos i ka postuar në rrjete sociale dhe duket se e ka gjetur justifikimin e humbjes, ashtu si klubet e Kategorisë Superiore… /Erjon Allaraj-VipSport.al/