Andi Lila: Ishalla fitojmë një derbi se ngelëm, kam nisur zyrtarisht punë si trajner

Në Gjirokastër ka pasur edhe një tifoz të veçantë në ndeshjen Luftëtari-Flamurtari, pasi Andi Lila ishte i pranishëm në stadium. Në një prononcim për ‘Supersport’, Lila ka analizuar Superioren, si edhe ka folur për të ardhmen e tij ku tha se ka nisur si trajner, ndërkohë që ka folur edhe për derbin mes Tiranës dhe Partizanit.

“Nuk mund të jem lojtari i ndeshjes pasi erdha në pjesë të dytë. Ndodh të bëhesh edhe kështu, por jo mua. Duke parë që terreni nuk i favorizonte lojtarët ishte ndeshje e mirë. Të dy kanë trajner shumë të mirë dhe profesor Iliri e ka treguar veten, por edhe Juli do të ecë para. Po futen në futboll trajnerë me ide të reja dhe kjo risi po më pëlqen shumë.

Kampionati është në nivele të mira dhe nuk ka shumë polemika për gjyqtarët pasi janë shumë mirë. Jam ndjekës i Tiranës dhe sot u ndjeva mirë që fitoi pasi tregoi se Tirana është aty. Edhe Kukësi e Partizani janë shumë të mirë, por Partizani nuk e ka të lehtë për titullin. Është diçka që i shërben Superligës dhe sa më i fortë kampionati, aq më e bukur fundjava pasi kanë një motiv për të kaluar mirë fundjavën.

Duke parë afërsinë me Gjirokastrën, vij shpesh nga Janina pasi më pëlqen edhe qyteti pasi mund të vijnë dhe femra pa probleme sepse nuk ka kore ofenduese. Më duket se kampionati ka nivel të mirë dhe shpresoj të shkojë kështu deri në fund. Dua të them që në derbi të fitojë Tirana sepse ngelëm…

Trajner? Unë pasnesër mbush 33 vjeç por ende e kam zjarrin brenda vetes dhe nuk mendoj të tërhiqem. Kur të fiket ai zjarr do të tërhiqem. Doja të thosha se nga java që vjen do të jem trajner i jashtëm i njërit prej ekipeve të klubit, pasi nuk më lejohet të jem trajner i parë dhe do të marr reflekse pak nga pak.

Faktikisht të flasim për profesor Dajën nuk ka nevojë të flas unë pasi flasin faktet. I bëra pyetje për të ardhmen dhe e pyeta cilët janë librat që duhet të lexoj. Nga çdo trajner marrim mësime dhe çdo ditë është investim dhe shpresoj që nga emri i mirë dhe pozitiviteti t’i kenë trajnerët këto të mira për të më ndihmuar.

Mendoj se e mira e këtij sezoni janë trajnerët e ri në shumë skuadër pasi ku ka frymë të re ka zhvillim. Kjo është më e mira, pasi Daja i sheh ndeshjet nga brenda. Jam koshient pasi e ndjek kampionatin dhe flas me trajnerët e rinj pasi kam luajtur me to. Mentaliteti për trajnerët e ri duhet të ndryshojë dhe duhet t’u jepet kohë. Duhet kohë për të treguar veten e vet”, tha Lila. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/