

Barazimi i sotëm ndaj Fiorentinës duket se i ka dhënë fund shpresave të Napolit për të shqetësuar Juventusin në luftën për titullin kampion. Bardhezinjtë tashmë janë 8 pikë larg dhe nesër kjo diferencë mund të shkojë në 11 pikë.
Megjithatë, Ançeloti ka vendosur që në konferencën e sotme të përdorte ironinë për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.
“A janë shuar shanset për titullin? Sot jemi 8 pikë larg, dje ishim 9 nga Juventusi. Maksimumi do të shuhen pak më shumë nesër”, tha ai, duke lënë të kuptohet se gjithsesi skuadra e tij kishte pasur pak mundësi që t’u afrohej bardhezinjve që kryesojnë të shkëputur,
Ironi kishte edhe për mungesën e Marek Hamshik dhe ndërprerjen e bisedimeve me klubin kinez që kërkon lojtarin. “E kam përshëndetur të enjten dhe nuk e kam parë më që atëherë. Ndoshta do ta rishoh nesër”, ishin fjalët e Ançelotit para gazetarëve. /vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Kaos në stadium, tifozët e Bajern Mynih shpërthejnë dyert
Kaosi ka rrethuar stadiumin legjendar “Anfield”.
Nejmar dhe dëmtimi që iu bë makth: U mbylla në shtëpi dy ditë duke qarë
Sulmuesi brazilian Nejmar ka pranuar se.
Alegri në humor në konferencë, zbulon formacionin: Po ju jap një lëpirëse…
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, dukej.
Akuza të rënda nga Argjentina: Emiliano Sala e kanë vrarë, e lanë të vetëm në avion
Vazhdon ende të mbetet mister arsyeja.
Leave a Comment