Allmuça: Ja projekti për rikthimin e Dinamos në elitë, Besnik Sulaj është presidenti

Trajneri Igli Allmuça, i skuadrës së Dinamos, në “Rtshsport” deklaroi se skuadra do të jetë më solide sezonin e ardhshëm, ka nisur një projekt që skuadra të mos e diskutojë rikthimin në elitë. “

“Do ndërtohet “boshti”, sepse tashmë financat janë shumë më të sigurta, është afruar Artan Mërgjyshi si drejtor teknik. Korrektesa ka bërë që lojtarë shumë të mirë dhe shumë cilësorë të shprehnin dëshirën e madhe të vishnin fanellën e Dinamos. Ne si klub nuk duam të bëjmë bujë në media, jo më kot jemi “nëndetëse” dhe më shumë i përkushtohemi fushës së blertë”.

Shijakasit dhe drejtuesit e tyre, duket se kanë akuzuar blutë, e madje duke theksuar se ata financohen nga zv. presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri. Por, trajneri Igli Allmuça i mohon kategorikisht dhe i shprehur qartazi ka theksuar se: “Këtë sezon po mendohet për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Projekti është shumë serioz dhe Dinamo shumë shpejt do të rikthehet. Pavarësisht se çfarë thuhet, Dinamo ka president Besnik Sulajn”.

E.S/Vipsport.al/