Alegri: Ronaldo dhe Dibala bashkë? Te Reali nuk janë budallenj

Mosaktivizimi i Paulo Dibala që nga minuta e parë përkrah Kristiano Ronaldos vazhdon të jetë një temë diskutimi në Itali ku shumëkush vë në diskutim zgjedhjet e Masimiliano Alegrit. Por ky i fundit, pas suksesit ndaj Sasuolos ku argjentinasi e nisi ndeshjen nga stoli, shpjegoi se gjithçka duhej parë në varësi të kundërshtarëve edhe për faktin se portugezi kishte nevojë për një lloj mbështetje të veçantë në repartin e avancuar.

“A është Dibala njeriu ideal për të luajtur përkrah Ronaldos? Unë them gjithmonë se është çështje karakteristikash të lojtarëve. Paulo luan gjithmonë në të njëjtin rol, por veçoritë janë të ndryshme. Ronaldo është më shumë një qendërsulmues, përkrah tij duhet më shumë forcë fizike.

Në Bergamo u inatosa se ia pasonin topin Matuidi, i cili ishte i vetmi që kalonte linjën e mbrojtjes. Më pas, mund të luash me të dy njëkohësisht në fushë, por humb disa mundësi loje për të rrezikuar. Mjafton të shihni shifrat: Kristiano ka luajtur 10 vite përkrah Benzema, në Madrid nuk janë budallenj”, tha ai duke shpjeguar se ndoshta për momentin Dibala duhej të kënaqej me stolin. /vipsport.al/