Aguero hyn në historinë e Premier, barazon Alan Shirer me një statistikë të veçantë

Serxho Aguero “on fire”. Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit po arrin shifra rekord në kampionatin anglez. Ai shëoi 3 gola në fitoren 6-0 ndaj Çelsit dhe kjo ishte tripleta e 11-të ëpr të me fanellën e “qytetarëve”.

Aguerro tashmë ka marrë edhe kryesimin e listës së golashënuesve në Angli, me 17 gola, bashkë me Mohamed Salah të Liverpulit. Por argjentinasi ka arritur edhe ish-sulmuesin e madh anglez, Alan Shirer në klasifikimin special të “hat-trick” në Premier. Edhe legjenda e Njukasëllit regjistron 11 tripleta në karrierën e tij.

Askush nuk ka bërë më mirë se këta të dy në historinë e futbollit anglez, por Aguerro ka shansin ta kalojë Shirerin, pasi luan ende dhe është në formë të shkëlqyer. Pas tripletës së fundit, futbollisti i Mançester Sitit është komplimentuar edhe nga Alan Shirer dora vetë, me anë të rrjeteve sociale. Dhe ‘Kun’ e ka shpërndarë menjëherë postimin e anglezit. / Vipsport.al