Zyrtare/ Teuta njofton largimin e Amadu Latif, bashkohet me sulmuesin shqiptar

Lajmi të cilin publikoi ditën e djeshme presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, është bërë tashmë zyrtar edhe nga vetë faqja e klubit nëpërmjety një postimi në ‘Facebook’. Bomberi i Teutës, Latif është larguar në drejtim të kampionatit bjellorus, aty ku do të vazhdojë aventurën me Shakhtar Soligorskun.

Në Bjellorusi, Latif do të ketë mundësi të luajë me ish-sulmuesin e Kukësit, Elis Bakaj që largohej nga Kategoria Superiore një vit më parë, dhe për koincidencë edhe Bakaj ashtu si Latif largohej si golashënuesi më i mirë në Superiore.

Këtë sezon, sulmuesi 25 vjeçar ka arritur të shënojë këtë sezon 9 gola, duke qenë një nga më të mirët në superiore dhe që ka ndihmuar Teutën të ngjitet në vendin e tretë në kampionat. Ai erdhi te Teuta sezonin e kaluar, duke shënuar 9 gola në 36 paraqitje me bregdetarët, ndërkohë që këtë sezon ka bërë 18 paraqitje. /Erjon Allaraj-VipSport.al/