Zyrtare/ Françesko Tahiraj kalon te gjigandët kroatë, bashkohet me 2 lojtarët e Kombëtares

Sulmuesi shqiptar Françesko Tahiraj ka hedhur një hap më shumë në karrierën e tij profesioniste, duke qenë se ka lënë përfundimisht kampionatin slloven, ku aktivizohej me Aluminijin për t’u bashkuar me Hadjukun e Splitit në Kroaci. Ky transferim është zyrtarizuar ditën e sotme nga vetë faqja zyrtare e klubit kroat në ‘Facebook’.

Tahiraj ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Slloveni, duke qenë një nga më të dalluarit, megjithëse për të ka munguar një ftesë nga tekniku, Kristian Panuçi. Ai ka arritur të shënojë 9 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 19 ndeshjet e para të kampionatit.

Të Hajdukum, Tahriaj do të ketë mundësi që të stërvitet edhe me dy shqiptarë të tjetër, duke qenë se Ardian Ismajli i Kombëtares A dhe Emir Sahiti i Shpresave, tashmë bëjnë pjesë të dy në skuadrën e parë. Nëpërmjet kampionatit kroat, Tahiraj ka mundësinë e mirë që të përfitojë edhe nj ftesë në Kombëtare, në bazë të paraqitjeve të bëra. /Erjon Allaraj-VipSport.al/