Zv. presidenti Bardhi: Tani fillon cikli i Teutës në futbollin shqiptar

“Bashkëpunimi me Adrian Bardhin, natyrisht që na ka dhënë më shumë optimizëm dhe padyshim që është një arsye shumë e fortë që Teuta është në nivele të larta dhe po ecën mirë. Teuta po përgatitet të rikthehet në sh.a. Ndaj edhe skuadra është me “këmbë në tokë”, – kështu e nisi intervistën ekskluzive për “Rtshsport” presidenti i skuadrës së Teutës, Edmond Hasanbelliu. Natyrisht po duket qartë që në Durrës gjërat kanë filluar të lëvizin për mirë në futboll dhe jo vetëm skuadra e parë, por edhe infrastruktura me moshat ka nisur që të funksionojë më së miri.

Adrian Bardhi, durrsaku që po sponsorizon për Teutën dhe aktualisht është zv. president, në prononcimin e tij për “Rtshsport”, tregon ecurinë e deritanishme, por edhe objektivat, merkaton dhe ndonjë element të talentuar që mund të shitet në të ardhmen…  “Teuta është një skuadër që këtë vit ka pretendimet e veta. Deri më tani është një ekip që ka një gërshetim mes lojtarëve të vjetër dhe të rinj. Presim shumë më tepër nga kjo Teutë. Ne duam që të marrim pjesë në Kupat e Evropës dhe besoj se do t’ia dalim”.

Kallaku

Zv. presidenti Bardhi nuk kursen elozhet edhe për talentet që ka skuadra. “Kallaku është një lojtar që i ka dhënë bukurinë skuadrës së Teutës. Unë si durrsak pretendoj që Kallaku të rri edhe vitin tjetër. Por, po erdhi ndonjë opsion dhe ofertë shumë e mirë, pse jo mund ta shesim edhe më herët”.

Titulli

Pretendon apo jo Teuta për titullin dhe a është gati në dy fazat në vazhdim, Bardhi shton: “Pse jo, derisa jemi në dy fazat e para në këtë pozitë mjaft të mirë, apo dhe me ndërhyrjet në merkato që janë cilësor, pse jo të mos pretendojmë, titullin, kupën apo dhe Evropën. Tashmë ka filluar cikli i Teutës”.

Erjon Saliu/Vipsport.al/

 

more recommended stories