Yjet e Kosovës argëtohen në miqësore, Kololli e Muriqi gjejnë rrjetën

Futbollistët e Kosovës kanë qenë protagonistë vazhdimisht gjatë vitit 2018 me klubet e tyre e padyshim me përfaqësuesen të cilës i siguruan praninë në play-off të Euro 2020. Pro duket se ata kanë nisur edhe vitin 2019 në të njëjtën mënyrë, pasi disa prej tyre janë bërë protagonistë në miqësoret që klubet përkatëse kanë zhvilluar sot.

Benjamin Kololli vazhdon të mbetet një prej lojtarëve më të spikatur të klubit të Zyrihut në kampionatin zviceran dhe formën e shkëlqyer të vitit të kaluar e ka mbartur edhe në ndeshjet e fazës përgatitore. Kështu, në fitoren 4-3 që skuadra e tij arriti ndaj Arau, ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës që në pjesën e parë, ndërsa një gol e shënoi edhe Lavdim Zumberi, i cili deri tani ka përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare me skuadrat e moshave.

Ndërkohë, Rizespor ka mundur 2-1 gjermanët e Osnabruk dhe Vedat Muriqi ishte protagonist me golin e parë të shënuar që në minutën e 6 të kësaj sfide. /vipsport.al/