VIDEO/ Skandali i trukimeve godet sërish sportin, arrestohen 11 sportistë në Spanjë

Skandali i trukimeve vazhdon të mbetet një nga probleme më shqetësuese në ditët e sotme dhe mesa duket, trukimet kanë marrë një shtrirje disi të gjerë dhe tashmë nuk flitet vetëm për trukime në futboll. Nga Spanja, vjen lajmi i bujshëm për shkatërrimin e një bande armene, që merrej me të tilla punë.

Bëhet fjalë për një mega-operacion të drejtuar nga Garda Civile Spanjolle dhe që koordinohej nga Gjykata e Lartë e Spanjës. Në këtë mënyrë, ata kanë arritur të shkatërrojnë një bandë që merrej me trukimin e ndeshjeve të tenisti dhe kishin arritur që të krijonin lidhjet e tyre me tenistë profesionistë, të cilët kishin rënë dakord për t’iu bindur kërkesave kundrejt shpërblimeve.

Pasi arrihej dakordësia, një pjesë e bandës shkonte për të ndjekur nga pranë ndeshjen e tenisit dhe për të parë se si po ecnin gjërat, ndërkohë që të tjerët kontrollonin de vinin baste në rang kombëtar e ndërkombëtar, duke përdorur edhe identitete të rreme. Gjithsej, nga policia janë arrestuar plot 83 të dyshuar, nga të cilët 11 janë tenistë profesionistë.

Policia spanjolle arriti të hetonte në 11 shtëpi të ndryshme në Spanjë dhe ku u gjetën plot 167 mijë euro, 50 pajisje elektronike , karta krediti dhe makina luksoze. Ndërkohë, janë ngrirë edhe plot 42 llogari bankare, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar të tjera grupe të tilla. /Erjon Allaraj-VipSport.al/