VIDEO / Salah përmirëson statistikën absurde, Liverpuli përsëri në +7

Liverpuli vazhdon të marshojë në kreun e renditjes të kampionatit anglez të futbollit dhe meritë për këtë ka edhe Mohamed Salah, i cili vazhdon të shkëlqejë duke u kthyer në nivelet që e bënë një nga futbollistët më të spikatur në botë në vitin 2018. Në fakt, egjiptiani i dha sot suksesin skuadrës së tij përballë Bernlit, me një penallti të fituar e realizuar në minutën e 50 të takimit, për të mbajtur ekipin të shkëputur në krye si dhe për të regjistruar një statistikë shumë të veçantë.

Salah gjuan penalltitë me te majtën dhe duket se është i vetmi futbollist i suksesshëm në kampionatin anglez në tentativa të tilla. Në 10 penalltitë e fundit që janë ekzekutuar me këmbën e majtë në Premier Ligë, 6 janë humbur. Ato katër të tjerat, të realizuara me sukses, i përkasin të gjitha Salah.

Gjithsesi, gjëja që ka më shumë rëndësi për Liverpulin sot është se vazhdoi të kryesojë renditjen në kampionat i shkëputur nga skuadrat e tjera, ndërsa vetë Salah u është bashkuar Kejn e Obamejang me 14 gola në kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë të këtij edicioni. /vipsport.al/

Rezultatet
Brajton-Liverpul 0-1

Bërnli-Fullhem 2-1
Kardif-Hadërsfilld 0-0
Kristal Palas-Uotford 1-2
Leister-Sauthempton 1-2