VIDEO / Milani vuan 90 minuta, pastaj hyn Kutrone dhe e kualifikon me shtesa

Milani është çerekfinalistja e radhës e Kupës së Italisë, pasi ka arritur të mposhtë 2-0 Sampdorian, në një ndeshje ku iu deshën 120 minuta për të dalë fituese nga dueli. Por mbi të gjitha, iu desh përsëri në fushë Patrik Kutrone, njeriu-gol i kësaj skuadre, i cili ka lënër plotësisht në hije Higuain.

Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën, Sampdoria dukej më e qartë në lojë dhe krijoi disa raste të rrezikshme, ndërsa Milani e kishte shumë të vështirë të dërgonte topin në rrjetë, edhe pse në fushën e lojës kishte “artilerinë e rëndë” me Higuain që mbështetej nga Kastijeho e Çalhanoglu ndërsa në fushë ishte edhe blerja e re e kuqezinjve, Paketa. Ndaj kur 90 minuta u mbyllën pa gola, Gatuzo bëri lëvizjen që i dha edhe fitoren, jashtë Kastijeho dhe në fushë Kutrone.

Sulmuesi italian bëri menjëherë diferencën për skuadrën e tij dhe në minutat 102 e 108, gjeti rrjetën për të vulosur këtë fitore që çoi Milanin në turin tjetër e që tregoi se Gatuzo duhet të fillojë të bëjë gjithmonë planet më të në fushën e lojës duke sakrifikuar dikë tjetër. /vipsport.al/