VIDEO / Mançester Siti kthen Bërton në “poligon qitje” dhe vendos rekord të ri

Mançester Siti ka prerë biletën për në finalen e Kupës së Ligës në Angli edhe pse pas dy javësh do të duhet të luajë ndeshjen e kthimit gjysmëfinale ndaj Bërton. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola kishte aq shumë diferencë me ekipin e kategorisë së tretë angleze aq sa e mbylli diskutimin e kualifikimit që në ndeshjen e parë duke masakruar kundërshtarët me rezultatin 9-0 dhe duke bërë të qartë se sa formalitet do të jetë dueli i dytë.

Ndryshe nga ndeshja e Kupës FA, Guardiola këtë herë i besoi portën Muriç, por gardiani i Kosovës kishtr shumë pak punë për të bërë në një sfidë të dominuar totalisht nga skuadra e tij ku pejsa tjetër ishsin titullarët e zakonshëm. Ndaj nuk ishte rastësi që avantazh erdhi shpejt me De Bryjn, që në minutën e 5 dhe më pas Siti e kishte gjithçka shumë të thjeshtë.

Protagonist i ndeshjes u bë Gabriel Zhezus, i cili shënoi 4 gola dhe dha një asist. Ndërkohë, rrjetën e gjetën edhe Zinçenko, Foden, Uollker e Mahrez. Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Siti shënonte 7 apo më shumë gola, pasi pak ditë më parë kishte mundur Rodhërhem me shifrat 7-0. Asnjë ekip tjetër anglez nuk arrinte këto shifra në dy ndeshje radhazi që nga viti 1967. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që një skuadër mundej me një diferencë kaq të thellë në gjysmëfinalen e turneut. /vipsport.al/