VIDEO / Humbja e rrallë e Fullhem, u mund 2-1 pa pësuar asnjë gjuajtje në portë!

Kampionati anglez i futbollit dhuron ndeshje shumë të luftuara dhe njihet për rivalitetin që ka. Por shpeshherë ai dhuron edhe rezultatet të çuditshme dhe ndoshta nuk do të ketë rezultat më të çuditshëm se humbja e sotme 2-1 përballë Bërnlit.

Shyrle kaloi në avantazh skuadrën e Ranierit që në minutën e dytë, me një gol shumë të bukur, por pastaj Fullhem ishte shumë e pafat kur pa se si iu përmbys rezultati në vetëm 3 minuta lojë… me dy autogola. Brajan në minutën e 20 dhe Odoi në minutën e 23 dërguan topin në portën e tyre dhe i dhanë avantazhin 2-1 Bërnlit.

Po kjo nuk është çudia e vetme. Dy golat erdhën me Bërnlin pa bërë asnjë gjuajtje në portë, situatë e cila vazhdoi deri në mbyllje të ndeshjes, pasi rivalët e Fullhem nuk dërguan asnjë gjuajte në kuadratin kundërshtar gjatë 90 minutave. “E pabesueshme, ende nuk e kuptoj se si u mundëm”, tha Ranieri pas ndeshjes. Ndoshta as te Bërnli nuk e kanë kuptuar se si e mbyllën ditën me 3 pikë më shumë. /vipsport.al/