VIDEO/ Ernest Gjoka si Pakult, zgjedh mënyrën e veçantë për të stërvitur skuadrën

Pasi u mbyllën dy fazat e para, Kamza e sheh veten në luftë për mbijetesë dhe po noton në ujëra të turbullta. Me ardhjen e Ernest Gjokës në krye të stolit, duket se në kampin e Kamzës është rikthyer edhe shpresa për mbijetesë.

Në ndeshjet e fundit, skuadra ka bërë paraqitje të mira duke marrë edhe pikë. Ndërkohë, në merkato ka bërë disa largime, ndërsa ka afruar edhe të tjerë. Trajneri Gjoka, për të larguar energjitë negative dhe presionin nga skuadra, ka menduar që stërvitjen e sotme ta zhvillojë në bregdet, aty ku djemtë kanë mundësi të bëjnë lojëra të ndryshme dhe të argëtohen jashtë fushave të blerta.

Në fakt, kjo teknikë duket funksionale pasi sezonin e kaluar ishte ish-trajneri i Kukësit, Peter Pakult ai i cili para ndeshjes me Skënderbeun, udhëtoi drejt Durrësit për stërvitje në bregdet dhe në takimin në Korçë, Kukësi doli me një fitore 0-1. Kamza e nis këtë fazë me një transfertë delikate ndaj Tiranës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/