VIDEO / E quajnë që tani “goli i vitit”, e shënoi i vetmi që po rivalizon Mesin

Me largimin e Kristiano Ronaldos nga kampionati spanjoll, Lionel Mesi dukej se nuk të kishte rivalë në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit. Luis Suarez nuk është më lojtari i pandalshëm i disa viteve më parë, edhe pse për momentin po mban disi ritmin e “Pleshtit”.

Ndaj rivalët e Mesit kanë dalë nga skuadrat e vogla në renditje, me golashënues të cilët ishin gjithmonë në plan të dytë nga rivaliteti i tij me Ronaldon. I tillë është Kristian Stuani, uruguaiani 32-vjeçar i cili po kalon çdo pritshmëri në këtë edicion me fanellën e skuadrës së Girona. Ai ka shënuar 12 gola deri tani, po aq sa Suarez dhe 4 pas Mesit,.

Por të paktën uruguaiani mund të mburret që tani se ka realizuar atë që mund të cilësohet goli i vitit, edhe pse ka më pak se 2 javë që nga fillimi i 2019. Sulmuesi gjeti sot rrjetën ndaj Deportivo Alavesh me një gol spektakolar: ndalim i topit dhe me një lëvizje të shpejtë roveshatë që nuk i la kohë portierit të reagonte. Një gol të cilin me siguri ia ka zili edhe vetë Mesi, për të cilin roveshata ka qenë gjithmonë pika e dobët. /vipsport.al/