VIDEO/ Bie Arsenali në transfertë, i largohet zonës Champions

Fitorja që Arsenali arriti 4-1 ndaj Fulhamit në ditën e parë të vitit, është pasuar nga një humbje në transfertë ndaj Uest Hemit me rezultatin e ngushtë, 1-0. Ka qenë Ris ai i cili me fillimin e pjesës së dytë, ka arritur të kalojë në avantazh vendasit dhe ai gol, ka mjaftuar për t’i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.

Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, megjithëse ka pasur raste nga të dyja skuadrat dhe loja ka qenë deri diku e barabartë. Ndërkohë, në pjesën e dytë Arsenali ka hyrë në lojë pas golit të pësuar, por pa arritur të gjente golin e barazimit.

Me këtë humbje, ‘Topçinjtë’ e shohin veten në vendin e pestë me 3 pikë më pak se Çelsi i Championsit dhe vetëm 3 pikë më shumë se Mançester Junajtid, ku të dyja skuadrat kanë nga një ndeshje më pak dhe mund të përkeqësojnë pozitat e Arsenalit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/