VIDEO/ Barcelona nuk është e frikshme pa Mesin, katalanasit dështojnë në Kupë

Pas fitores 1-2 në kampionat ndaj Getafes, Barcelona ka pësuar edhe një humbje në Kupë, duke qenë se Levante ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj katalanasve me rezultatin 2-1. Golat e shënuar nga Kabako dhe Majoral në fillim të ndeshjes, dhanë idenë se nuk do të ishte asgjë e lehtë për katalanasit.

Të besuarit e Valverdes nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv në aktin e parë, duke qenë se në formacion kishte disa të rinj, përfshirë edhe Murijon që u transferua pak ditë më parë, ndërkohë që mungonte Mesi. Kur kishin mbetur edhe pak minuta nga fundi, Kutinjo ekzekutoi saktë një penallti duke ngushtuar diferencën në 2-1.

Me këtë rezultat, Barcelona mban gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që luhet në datën 17 janar në ‘Camp Nou’. Ndërkohë, para se të luhet akti i dytë i Kupës, Barcelona luan fillimisht ndaj Eibarit në kampionat. Në kampin tjetër, nuk ishin në listë as Sadiku dhe as Bardhi për shkak dëmtimesh. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Levante-Barcelona 2-1 (4’Kabako, 18’Majoral/ 85’(p)Kutinjo)