Uzuni ‘lidh kontratë’ me golin, nuk ndalet as në miqësore

Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik me skuadrën e tij, duke qenë se po e gjen rrugën e rrjetës në mënyrë të vazhdueshme, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë e në ndeshje miqësore.

Këtë herë, sulmuesi i Kombëtares ka shënuar për Lokomotivën e Zagrebit në miqësoren që skuadra e tij luajtur ndaj Goricës. Uzuni shënoi golin e vetëm për Lokomotivën në minutën e 7 të takimit, ndërkohë që vetëm 2 minuta para fundit, kanë barazuar miqtë me anë të një penalltie.

Gorica është një skuadër që militon në Ligën e Parë kroate dhe numëron 4 pikë më pak se Lokomotiva. Ndeshjen e fundit për vitin 2018 në kampionat, Lokomotiva e luajti pikërisht përballë Goricës dhe u mbyll në barazim 2-2, ndeshje në të cilën mungonte goli i Uzunit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/