UEFA e kap keq me Milanin, tjetër gjobë për klubin kuqezi

Marrëdhënia mes Milanit dhe UEFA-s, duke se çdo ditë e më tepër po përkeqësohet dhe nuk dihet se kur do të marrë fund kjo luftë. Pak kohë më parë, ishte UEFA ajo e cila përjashtoi Milanin nga Kupat e Europës, ndërkohë që kuqezinjtë ia dolën të luanin falë KAS-it. Pas këtij vendimi, UEFA vendosi të gjobiste Milanin dhe ta paraljmëronte për shkak të ‘Fair Play Financiar’.

Sikur të mos mjaftonin këto dënime, Milani është njohur sot me masën e radhës nga institucioni më i lartë i futbollit në Europë. Kuqezinjtë duhet të paguajnë një gjobë prej 5 mijë eurosh, për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen ndaj Olimpiakosit në Ligën e Europës.

Flakadanët dhe fishekzjarret e ndezura nga tifozët e Milanit, kanë bërë që UEFA të dënojë në këtë mënyrë kuqezinjtë. Ndërkohë, dënim më të rëndë ka marrë Olimpiakosi, që është dënuar me 90 mijë euro gjobë dhe mbyllje të tribunës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/