Transferimet më të suksesshme të verës, në listë edhe ish-sulmuesi i Skënderbeut

Gjatë merkatos së verës, sulmuesi Xhejms Adeni vendosi që të largohej nga Skënderbeu, për të firmosur në kampionatin azer ku firmosi me Gabalan dhe atje po kalon një moment mjaft të mirë. Megjithëse në fazën e parë Xhejms nuk po kalonte një formë të mirë, gjithçka ndryshoi në fazën e dytë të kampionatit.

Në Azerbajxhan ka bërë një renditje me futbollistët më efikasë deri në këtë pikë të kampionatit, që nga koha kur janë transferuar në Azerbajxhan. Në listën e bërë publike, në fakt janë 5 futbollistë nga të cilët, dy janë futbollistë të Neftçi Bakut.

Në fazën e parë të sezonit, ai kishte shënuar vetëm një gol, ndërkohë që faza e dytë ka nisur komplet ndryshe për Xhejsmsin. Në 6 takimet e fundit, ai ka arritur të shënojë plot 5 gola, duke qenë një nga futbollistët më të mirë të kampionatit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories