Tirana nuk di të fitojë as në miqësore, Prenga mund sërish Memën

Tirana e ka nisur vitin 2019 me një humbje ndaj Skënderbeut me rezultat 2-1, ndërkohë që sot ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në ndeshje miqësore. Këtë radhë, ka qenë Laçi skuadra e cila ka fituar ndaj bardhebluve me rezultatin 2-0.

Të besuarit e Prengës kanë treguar një lojë disi më të mirë dhe kanë qenë më të qartë para portës, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Tiranën. Bardhebluve u ka munguar edhe qetësia e kjo dallohet nga kartoni i marrë nga Majkëll Ngo.

Të dy golat e takimit, u shënuan në pjesën e parë ku Xhixha fillimisht kaloi në avantazh kurbinasit, ndërkohë që Mersinaj ka vulosur fitoren në 2-0. Në pjesën e dytë, të dy trajnerët kanë provuar futbollistë të tjerë.

Laçi–Tirana  2-0
Shënues:
6’Xhixha, 19’Mersinaj

Formacionet startuese:

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Çokaj, Lushkja, Berisha, Xhixha
Trajner: Besnik Prenga

Tirana: Lika, Kërçiku, Muça, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Greca, Ngo
Trajner: Ardian Mema

more recommended stories