Tifozët e Atletikos, nismë të veçantë për të mbajtur Diego Godin në skuadër

Tifozët e Atletikos së Madridit nuk janë dakord me shitjen e mbrojtësit Diego Godin, madje do të bëjnë përpjekjet maksimale që uruguaiani të qëndrojë.

Interi pretendon se e ka në dorë Godin, ndërsa tek Atletiko kanë lënë një fije shprese në lidhje me rinovimin e mundshëm të mbrojtësit të qendrës. Marota dhe Auzilio janë të bindur se kanë bërë hapat e duhur në rrugë zyrtare për të pasur tek Interi korrikun e ardhshëm mbrojtësin uruguaian.

Por pengesë mund të bëhen tifozët e Atletikos, sipas asaj që bën me dije “AS”. Një grup tifozësh të ekipit spanjoll kanë organizuar për nesër një manifestim jashtë stadiumit “Wanda Metroplitano”, ku do të hapet një banderolë e madhe për Digo Godin. Ata do të kërkojnë me ngulm nga drejtuesit e Atletikos që lojtari të rinovojë kontratën dhe të qëndrojë. Gjithçka do të bëhet një orë para ndeshjes me Levanten, e programuar për në orën 12:00. / Vipsport.al