Teuta vuan ndaj Kastriotit, mbyllet në barazim miqësorja në Durrës

Bledi Shkëmbi dhe Bledar Devolli, dikur shokë skuadre, janë përballur sot si trajnerë, përkatësisht të Teutës dhe Kastriotit. Këto dy skuadra luajtën një miqësore në Durrës dhe gjithçka u mbyll në barazim, 1-1.

Teuta, që mban vendin e tretë në kampionat, ka vuajtur jo pak ndaj krutanëve të vendit të fundit, të cilët kaluan të parët në avantazh me Vatnikajn. Sidibe ishte ai që barazoi shifrat në pjesën e dytë për Teutën.

Gjithsesi, qëllimi i të dy trajnerëve ishte të testonin të gjithë futbollistët që kanë të gatshëm për momentin. Teuta nuk ka më në dispozicion sulmuesi Amadu Latif, i shitur në Bjellorusi, ndërkohë që trajneri Devolli po mundohet të bëjë diçka ndryshe te Kastrioti, ekipi më i rrezikuar për rënien nga kategoria.

Ditët në vazhdim pritet që të dyja skuadrat të zhvillojnë edhe ndonjë tjetër ndeshje miqësore për t’u kolauduar para nisjes së gjysmës së dytë të kampionatit. / Vipsport.al