Tashmë jo vetëm në fushën e blertë, drejtuesit i besojnë talentit të Shpresave një tjetër rol

Një nga afrimet e shumta në Kombëtaren e Shpresave, është futbollisti që aktivizohet në kampionatin danez me Veljen, Arbnor Muçolli dhe menjëhreë ka arritur të fitojë një vend titullari në formacionin e Bushit. Talenti i tij, ka rënë në sy edhe të Sormanit, që ka besim te futbollisti shqiptar.

Në Danimark, mbahet çdo vit një turne futbolli në sallë të mbyllur dhe ku marrin pjesë ekipe si AGF, Brondbi, Aarhus, ndërkohë që sivjet ishte thirrur edhe Velje. Me skuadrën e Veljes, ishe dhe Muçolli që bëri një paraqitje të mirë dhe pas ndeshjes, ai u shpreh se ishte një turne i mrekullueshëm, duke pranuar se tashmë vëmendjen e ka në kampionat.

“Nuk është se u stërvitëm për këtë turne, por kaluam pak kohë duke folur se si të luajmë dhe mësuam pak rregullat. Ishte bukur të godisje penalltitë në këtë ndeshje (qesh). Kisha bërë 2 herë stërvitje gjatë ditës dhe ndoshta do të ishte më mirë të mos luaja, por ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe është kënaqësi të luash futboll të tillë. Tani, mendjen te kampionati, pas Super Liga është shumë më e rëndësishme”, u shpreh Mucolli. /Erjon Allaraj-VipSport.al/