Surprizë në Rumani, mesfushori i Kombëtares në provë të skuadra e Enriko Papës

Dëmtimet e vazhdueshme kanë qenë makthi i karrierës së Armando Vajushit, një prej talenteve më premtues të viteve të fundit në futbollin shqiptar por që për një arsye apo tjetër nuk ka mundur dot të tregojë vlerat e tij, i ndalur nga shqetësimet e herëpashershme fizike. Futbollisti cili ka kaluar vitet e fundit në futbollin italian, duket se po përpiqet që të ringjallë karrierën e tij në një kampionat tjetër, ai rumun.

Por më parë, mesfushori i cili ka luajtur edhe me përfaqësuesen shqiptare dhe u thirr nga trajneri Kristian Panuçi në një grumbullim, duhet të tregojë se është në gjendje të luajë në këto nivele pa vuajtur lodhjen e fazës përgatitore. Vajushi dje i është bashkuar klubit të Botoshani, i cili është nisur drejt Turqisë për të bërë atje fazën përgatitore,.

Për rreth dy javë, lojtari do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik të klubit pjesë e të cilit është edhe mesfushori Enriko Papa. Nëse ai kalon testin, do të nënshkruajë një kontratë fillimisht deri në fund të sezonit, me të drejtën e rinovimit të saj për një tjetër edicion. /vipsport.al/