Stons ndahet nga e fejuara dhe pushon nga puna gjithë familjen e saj!

Një ndarje mund të shkatërrojë një familje të tërë. Xhon Stons, mbrojtësi i Mançester Sitit dhe kombëtares angleze, sipas asaj që raporton “Mirror”, i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarën Mili Savejxh, me të cilën kishte 9 vjet.

Të dy ishin njohur që në adoleshencë dhe nuk ishin ndarë më. Deri në dhjetor, kur erdhi ndarja me të dhe vajzën 18-muajshe. Ndarjen e ka vuajtur jo vetëm Mili, por e gjithë familja e saj. Prindërit dhe vëllai i saj mbetën pa punë, sepse ishin punësuar pikërisht nga futbollisti anglez. Rroga e të treve bashkë shkonte në rreth dy mijë  stërlina në muaj.

Vëllai, për shembull, kishte për detyrë të shëtiste ish-kunatin, duke bërë rolin e shoferit. Stons, në momentin e ndarjes nga e fejuara, u ka thënë edhe familjarëve të saj të mos vinin më në punë. Stons jetonte në një apartament komod në të njëjtën lagje me Guardiolën.

Diçka nuk shkonte, ishte kuptuar që në 2016-ën, kur lojtari i Sitit ishte akuzuar se tradhtonte të fejuarën. Ai reagoi duke bërë tatuazh fytyrën e asaj që të gjithë mendonin se do të bëhej bashkëshortja e tij, por, me sa duket, të gjithë kanë gabuar. / Vipsport.al