Skënderbeu zyrtarizon Elmir Asanin, mesfushori firmos për 3 vite me klubin jugor

Klubi korçar ka zyrtarizuar afrimin e Elmir Asanit, i cili luajti në miqësoren me Bylisin dhe shënoi golin e parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi me anë të faqes zyrtare në Facebook.

Pas bisedimeve me presidentin Ardjan Takaj, lojtari ka firmosur për tri vite me Skënderbeun. Ai luan si mesfushor i djathtë dhe është 23 vjeç. Do të luajë për herë të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojave në kampionatin serb me Vojvodinën, Zemunin dhe Vozdovacin.

Ky është përforcimi i parë i Skënderbeut në merkaton e dimrit.

 

Pasaporta

Emri: Elmir Asani

Datëlindja: 15 shtator 1995

Vendlindja: Novi Sad

Shtetësia: Kosova, Serbia

Gjatësia: 1.70

 

Karriera

2014–2015 / Vojvodina: 14 ndeshje

2015–2017 / Vozdovac: 25 ndeshje

2017–2018 / Fk Zemun: 23 ndeshje

2018 / Mauerëerk: 8 ndeshje