Skënderbeu mund thellë Bylisin, shkëlqen afrimi i fundit i korçarëve

Skënderbeu ka mundur 4-1 Bylisin në miqësoren e dytë të zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore. Ndesha u luajt në resorin “Tropikal”, ku skuadra e Shehit shënoi 4 herë.

Golin e parë e shënoi 23-vjeçari Elmir Asani, i cili, sipas klubit jugor, është bashkuar dje me Skënderbeun, por ende nuk është e qartë, nëse ka firmosur apo do të jetë në provë.  Ai luan në mesfushë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje.

Golat e tjerë për Skënderbeun u shënuan nga Muazaka me penallti, Dita dhe Xhon. Kjo ishte miqësorja e dytë për korçarët, të cilët pak ditë më parë mundën 2-1 Tiranën.

 

Skënderbeu-Bylis 4-1

Shënues: Asani 5’, Muzaka 7’ (penallti), Dita 38′, Xhon 88’

Formacioni i Skënderbeut: Teqja, Radas, Kaba Sambou, Lulaj, Abazi, Guexh, Dita, Muzaka, Gripshi, Asani, Krasniqi. U aktivizuan: Dajsinani, Gavazaj, Ajzeraj, Aliti, Xhonn, Guindo, Mara, Hoxhaj, Isufi. / Vipsport.al