Sinemati: U hoqën stemat dy gjyqtarëve se janë të ndershëm, nuk bëjnë futboll palaço

Opinionisti sportiv Gëzim Sinemati ka komentuar dokumentin e fundit të bërë publik rreth hetimit të UEFA-s për Luftëtarin. Sipas tij, FSHF ka bërë publik dokumentin sepse po kërkon të distancohet, edhe pse do ta ketë të pamundur.

“Për një dokument të tillë Prodanin e shkarkuan se i intereson Federatës kjo, se do të distancohet. Kjo është çështje e madhe, mënyra se si shkojmë në Europë. Kjo punë kështu është te ne, këtë dimë të bëjmë, duhet kurajë dhe papërgjegjshmëri e madhe që nga Skënderbeu të jetë një ekip i dytë. Ata nuk mund të tërhiqen dot, pavarësisht se UEFA i ka thënë federatës të mos ndërhyjë. Për brezin si Braho, është goditje e madhe. Nëse kujtonim Luftëtarin e bukur, ja ku shkon, në një fund tragjik, është çështje sistemi, jo Luftëtari.

Nëse ju kujtohet, në takimin e Ligës, presidenti bëri humor me pjesëmarrësit. Tha ‘Tirana hedh lekë e humbet, kurse luftëtari fiton pa lekë”. Ja ku janë paratë.

Kjo shkon përtej Luftëtarit, shkoi në Europë, shiti lojtarë. Çfarë të kërkonte më shumë Luftëtari nga ai sezon. Por në këtë moment bën këtë në fushë që mos luash futboll të ndershëm. Luftëtari ishte aq i bukur e i sinqertë, u kap me të parën se ka të tjera që nuk janë kapur ende.

Këto ditë janë hequr stemat ndërkombëtare të dy arbitrave. Një nga arsyet është se janë të ndershëm, se nuk dinë ta bëjnë baltë, se nuk dinë të bëjnë futbollin palaço. Ndaj i kanë hequr stemën. Janë dy anësorët më të mirë, jo po është gabuar në UEFA dhe tallen, i shpërfillin. I ndershmi nuk pi ujë në çdo vend”, tha Sinemati. /vipsport.al/

more recommended stories