Shoshi kryen analizat mjekësore në Greqi, nesër prezantohet te skuadra e Athinës

Mariglen Shoshi do të nisë një eksperiencë të re dhe ashtu siç edhe ka lajmëruar pak ditë më parë “Vipsport”, mbrojtësi fierak ka gjetur akordin me skuadrën e FK Spata e Ligave Inferiore të Greqisë. Mariglen Shoshi, në pjesën e parë të sezonit luajti në Kosovë, me skuadrën e njohur të Trepça ’89. Sot ka bërë analizat mjekësore dhe nesër pritet që të prezantohet për të vijuar karrierën te Spata.

Shoshi pati një ofertë mjaft të mirë ekonomike dhe duket se vendosi që të luajë në Greqi, në një kampionat më të fortë dhe duke qenë se është në kul,min e karrierës shpreson që të kapë edhe Superioren greke. Ish-mbrojtësi i Bylisit dhe Apolonisë në Superioren tonë, duket se është në një formë mjaft të mirë dhe eksperienca te Spata sigurisht që i vlen për të kërkuar edhe më shumë.

Kujtojmë që pak vite më parë, ai ka qenë një nga mbrojtësit më të kërkuar, jo vetëm në Superiore por edhe nga skuadra të huaja, kryesisht në Izrael e Rusi.

E.S./Vipsport.al/