Radas e pranon: Kishim probleme, por tani shpresoj të fitojmë kampionatin

Marko Radas pranon se skuadra e Skënderbeut nuk është ende në maksimumin e saj, pas problemeve që shfaqi në muajin dhjetor me humbjet radhazi dhe po ashtu sot u tregua e pasigurt në mbrojtje në sfidën ndaj Tiranës.

“Kishte probleme, në fillim, sidomos pjesa e parë kishte pak probleme. Por besoj se në vazhdimësi në fazën përgatitore do t’i rregullojmë edhe këto”, theksoi ai në një intervistë për RTSH pas ndeshjes.

Gjithsesi, ai beson se skuadra do të reagojë në vazhdimin e sezonit me synimin që të kthehet aty ku ka qëndruar të gjithë këto vite të fundit dhe të luftojë për trofeun më të lakmuar.

“Shpresoj që do të japim më shumë, nuk kishim edhe pak fat. Nuk është si ishim kaq dobët por mendoj se do të kthehemi aty ku ishim më para dhe shpresoj se që të fitojmë kampionatin”, tha Radas. /vipsport.al/