Rabiot ka një kusht të paparë në kontratë, Barcelona befasohet nga francezi

E pabesueshme, por e vërtetë. Kalimi i Rabiot te Barcelona mund të sfumohet, edhe pse mesfushori dëshiron të lërë PSG-në për katalanasit, por ai ka kushtet e tij.

Lojtari i datëlindjes 1995 kërkon të luajë në “Camp Nou” vetëm aty ku do ai. Pritej në fakt nga një person që verën e kaluar refuzoi propozimin e Deshamp për të qenë në listën e rezervave të Francës, që më pas fitoi Botërorin.

Sipas “Sport” në Spanjë, Rabiot kërkon të ketë të shkruar në kontratë garancitë taktike të Barcelonës, pasi nuk dëshiron të luajë si mesfushor i tërhequr, pra nuk ka aspak dëshirë të bëjë rolin e Buskets. E ka konfirmuar lajmin Abdellah Boulma në Tuiter. PSG-ja në të kaluarën ka pasur probleme me Rabiot, që donte të ishte i lirë përpara, ndërsa shkatërruesin e vënte Thiago Mota. Por në mungesë të italo-brazilianit i takonte Rabiot ta bënte atë rol.

Asnjë klub në fakt nuk do ta pranonte një kush të tillë, jo më Barcelona, që tashmë po sheh edhe pistën e holandezit Frenki de Jong. / Vipsport.al