Premtimi i Bregut pas operacionit: Do të rikthehem shumë shpejt

Dejvi Bregu është operuar sot në një nga spitalet e kryeqytetit si pasojë e dëmtimit që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Tiranës. Fatmirësisht për lojtarin, gjithçka ka shkuar siç duhet dhe klubi ka bërë të ditur se edhe periudha e kthimit të tij do të jetë më e shkurtër se sa mendohej fillimisht.

Sipas informacioneve që klubi korçar ka marr nga mjekët që kanë kryer operacionin në krahun e majtë të lojtarit pas frakturës, ai pritet të kthehet në fushë brenda 3-4 javësh dhe parashikohet që të jetë i gatshëm për Shehin në pjesën e dytë të shkurtit.

Nëpërmjet faqes së klubit, vetë sulmuesi vlonjate ka dashur të falënderojë të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë moment të vështirë. “Falënderoj Presidentin Takaj, stafin e klubit dhe Spitalin Salus që mu gjendën pranë në këtë moment të vështirë. Falënderime pa fund dhe për të gjithë tifozët për mesazhet inkurajuese. Do rikthehem shumë shpejt”, ishte premtimi i tij. /vipsport.al/

more recommended stories