Plotësohet dëshira e Anderlehtit, vjen interesimi i parë belg për Abazajn

Kristal Abazaj po kalon momentet e fundit si futbollist i Anderlehtit për këtë sezon, duke qenë se drejtuesit janë vënë në kërkim të një skuadre tjetër për sulmuesin, i cili shkoi këtë verë në Belgjikë, nga Luftëtari. Pak ditë më parë, ata shprehën dëshirën e tyre për ta huazuar Abazajn brenda Belgjike, në mënyrë që të fitojë eksperiencë dhe minuta, e sezonin tjetër të jetë i gatshëm për ta.

Mesa duket, kjo dëshirë për ta huazuar brenda Belgjikës, që u miratua edhe nga vetë Abazaj, mund të bëhet realitet shumë shpejtë pasi në Belgjikë kanë nisur interesimet e para për të. Bëhet fjalë për skuadrën modeste të Lokerenit që sipas ‘nieuwsblad.be’, ka shfaqur interesim për sulmuesin shqiptar.

Fakti që Lokeren renditet në vendin e fundit në kampionat, mund të jetë një mundësi e mirë për Abazajn që të ketë minutat e duhura, duke qenë se rivaliteti në këtë skuadër, nuk është shumë i madh. Ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime të reja dhe me shumë gjasa, mund të ketë edhe interesime të reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories