Përjashtohet mundësia Konte, Real Madridit i mbeten dy trajnerë në listë

Real Madridi ka nisur nga puna për të gjetur një trajner të ri që mund të pasojë Solarin, i cili u duk sikur po e rikthente Realin në vendin që i takon, por rezultatet e fundit kanë treguar të kundërtën. Pak ditë më parë, flitej për njërin mes Murinjos dhe Antonio Kontes, por mesa duket, ky i fundit nuk është në dëshirat e Florentino Perezit.

Emri i tij në listën e kandidatëve, është zënë nga trajneri i Totenhemit, Mauricio Poketino i cili me londinezët po bën një punë mjaft të mirë, duke e mbajtur skuadrën gjithmonë në nivele të larta pavarësisht konkurrencës së madhe. Megjithatë, ‘The Sun’ raporton se Murinjo mund të jetë trajneri i ardhshëm i Realit dhe se është para Poketinos si alternativë.

Ky i fundit, përveç se është nën kontratë me Totenhemin, po kërkohet edhe nga Mançester Junajtid pavarësisht se ‘Djajtë e kuq’ kanë Solskjaerin në krye. Vetë Murinjo u shpreh për mediat se dëshira e tij është që të rikthehet në krye të stolit te Reali ose te Interi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/