Partizani dhe Kukësi zbresin sot në fushë, luhet prova e dytë në Turqi

Ashtu siç tashmë dihet, prej disa ditësh Partizani dhe Kukësi ndodhen në Antalia ku po zhvillojnë fazën përgatitore për pjesën e mbetur të sezoni dhe vetëm 2 ditë më parë, të dyja skuadrat zbritën në fushë për herë të parë për këtë vit, ku Partizani barazoi 1-1 ndaj Sivasporit, ndërsa Kukësi u mund 2-1 nga Bashakshehiri.

Sot të dyja skuadrat do të kenë edhe provën e dytë në Antalia, ku të kuqtë e Skënder Gegës kanë një miqësore më të vështirë se të parën, pasi përballë do të jetë skuadra turke e Antaliasporit që renditet në vendin e gjashtë në kampionat. Pas lojës së mirë në miqësoren e parë, të besuarit e Gegës do të synojnë që sot të marrin edhe fitoren e parë për këtë vit.

Ndërkohë, një miqësore të vështirë në letër do të ketë Kukësi, duke qenë se përballë janë rusët e Rostovit. Tekniku Cungu, u shpreh pas ndeshjes ndaj Bashakshehirit se ishte i kënaqur me lojën që skuadra e tij kishte zhvilluar, ndërkohë që ndaj Rostoit do të synohet që të merret më e mira, ku pritet që të ketë edhe ndryshime në formacionin startues. /Erjon Allaraj-VipSport.al

Ndeshjet:

13:30 Antaliaspor-Partizani
14:30 Kukësi-Rostov

more recommended stories