Paqe mes Laçit dhe Vllaznisë, te kurbinasit debutojnë afrimet e merkatos

Laçi dhe Vllaznia kanë zhvilluar sot një përballje miqësore si pjesë e përgatitjeve të dy palëve për pjesën e dytë të këtij sezoni. Një sfidë e kërkuar nga të dy trajnerët, të cilët donin të kishin përballë rivalë të fortë për të parë gjendjen reale të tyre.

Nën drejtimin e Prengës, formacioni i Laçit ka pësuar shumë ndryshime në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim në kampionat si dhe janë testuar blerjet e reja të ekipit. Kështu, në portë ishte portieri Sali, ndërsa në mbrojtje debutonte Irlian Ceka, mbrojtësi i U21 që është transferuar nga futbolli italian. Titullar nga minuta e parë ishte edhe mesfushori Enis Çokaj i huazuar nga Lokomotiv Zagrebi.

Takimi është mbyllur në barazim 0-0, ndonëse të dy skuadrat kanë pasur raste për të shënuar ndërsa shkodranët goditën edhe traversën me anë të Pusit.

Formacionet titullare

Laçi: Sali, Shtubina, Mersinaj, Pjeshka, Ceka, Lushkja, Çokaj, Jonuzi, Bushi, Xhixha, Berisha.

Vllaznia: Sherri, Gurishta, Zeqaj, Malota, Gocaj, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Zogaj, Xhunior.