Nuk ka më dyshime, turqit bëjnë publike detaje nga transferimi i Gjimshitit

Nuk ka më dyshime në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili duket se shumë shpejtë do të transferohet në kampionatin turk, aty ku pritet të firmosë edhe kontratën me Beshiktashin. Lajmet të cilat po transmetoheshin në ditët e fundit në media, po marrin çdo ditë e më tepër konfirmim nga të gjitha mediat.

Mediat turke, kanë bërë me dije sot edhe detaje nga transferimi i mbrojtësit në kampionatin turk dhe bëhet fjalë për një ofertë e cila arrin në 500 mijë euro. Në fakt, bergamaskët e Atalantës kërkuan në fillim plot 1 milionë euro, por mesa duket italianët janë bindur të marrin edhe më pak.

Shkak për këtë pranim të ofertës, është bërë fakti se kontratat e Gjimshitit përfundon në fund të sezonit dhe duke mos dashur që të largohet nga klubi me parametra zero, klubi italian ka menduar që të paktën të përfitojë diçka. Orët në vazhdim pritet që të ketë edhe zhvillime të reja. /Erjon Allaraj-VipSport.al/