Një tjetër shqiptar rival me Çanin, mesfushori kuqezi ndryshon skuadër

Numri i futbollistëve shqiptarë që luajnë në kampionatin italian, është relativisht i lartë dhe po rritet çdo ditë e më tepër, duke dhënë shpresë për një Kombëtare që një ditë mund të jetë në nivele shumë më të larta. Federiko Zenuni, është një emër jo shumë i dëgjuar në Shqipëri, por që me fanellën e të rinjve ka arritur të lërë gjurmë.

Ai ka shënuar 2 gola në 5 paraqitje me U19 dhe tashmë, 21-vjeçari synon të bëjë paraqitje të mira në kampionatin italian, për të arritur më lart. Sezonin e fundit, ai ishte pjesë e Teramos në Grupin B të Serisë C italiane, por së fundmi ka menduar të ndryshojë ekip.

Ai ka kaluar në Grupin C të së njëjtës Seri, duke firmosur me ekipin e Virtus Frankavilës. Në të njëjtën ligë, luan edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Edgar Çanio që aktivizohet me skuadrën e Vibonezes dhe renditet në vendin e shtatë, ndërkohë që skuadra e Zenunit mban vendin e 14. /Erjon Allaraj-VipSport.al/