Një surprizë për Skënderbeun, që sot ka një sulmues më shumë nga Maqedonia

Dëmtimi i Dejvi Bregut dhe largimi i Realdo Filit nga Skënderbeu, duket se po plotësohen pak nga pak duke qenë se nga Maqedonia tashmë është një tjetër sulmues që mund të përdoret nga korçarët. Bëhet fjalë për nigerianin Gofri Çinedu i cili këtë sezon ka luajtur me fanellën e Rabotniçkit.

Duke qenë se në merkato kanë qenë shumë aktivë ‘romantikët’, është menduar që sulmuesi nigerian të largohet nga skuadra dhe tashmë, ai është nën pronësinë e Skënderbeut. Lajmi bëhet i ditur nga portali ‘InfoSport.mk’ që raporton se 27-vjeçarin e kanë larguar drejtuesit e skuadrës.

Duke qenë se këtë merkato janë afruar 3 sulmues të tjerë, ku mes tyre edhe Dejan Blazhevski i Tiranës, është parë e arsyeshme që nigeriani të rikthehet te Skënderbeu, ku do të synojë të bindë drejtuesit korçarë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/