Nga Kamza përfundoi te Shpresat, tani në provë te një klub turk

Arbër Basha vazhdon të shëtitë thuajse çdo sezon në një skuadër të ndryshme, e ndoënse është vetëm 20-vjeçar, ka provuar 3 kampionate. Futbollisti i përfaqësueses Shpresa, duket se tashmë po bëhet gati për aventurën e tij në kampionatin e katërt, në vetëm 2 vite si profesionist..

Basha e nisi karrierën në Kosovë me Vllazninë e Pozharanit ndërsa më pas u kthye në kampionatin shqiptar, ku veshi fanellën e Kamzës në pjesën e parë të vitit 2018. Në pjesën e dytë, ai u transferua në kampionatin estonez të futbollit, ku luajti për klubin e Trans Narva. Ndërsa ishte pjesë e kësaj të fundit, mesfushori me tipare mbrojtëse arriti të siguronte edhe ftesën me përfaqësuesen U21 të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

Por me sa duket aventura e tij në Estoni nuk do të zgjasë gjatë, pasi pas kampionatit kosovar, shqiptar e estonez, Basha është gati të provojë atë turk. Lojtari këto ditë gjendet në Antalia, ku do të zhvillojë një prove me klubin e Boluspor dhe nëse kalon testin me skuadrën që mban vendin e dytë në kategorinë e dytë turke, do të firmosë një kontratë me të. /vipsport.al/