Nejmar do sërish Barcelonën dhe 30 milionë euro, babai i brazilianit kontakton katalanasit

Barcelona-Nejmar është një telenovelë pa fund. Sipas asaj që bën me dije “El Mundo”, babai i sulmuesit brazilian të PSG-së, ka folur me presidentin Josep Maria Bartomeu, duke u përpjekur ta bindë për ta marrë sërish djalin e tij, duke saktësuar edhe çështjen e 30 milionë eurove bonus të akorduara në momentin e rinovimit në vitin 2016.

Kjo shumë është ngrirë, në pritje që të zgjidhet çështja ligjore. Procesi është parashikuar për më 31 janar.

Nejmar pretendon 30 milionë nga 63 të akorduara nga Barcelona për rinovimin, ndërkohë që klubi pretendon se sulmuesi ka dhunuar kushtet e kontratës, duke kaluar te PSG-ja. Barcelona ka kërkuar praninë e presidentit Naser Al-Khelaifi në cilësinë e dëshmitarit në gjyq.

Babai i Nejmar në fakt, me anë të profilit të tij në Instagram, ka përgënjeshtruar gjithçka sa u takon kontakteve me Bartomeu, por tashmë jemi mësuar me të tilla situata dhe asgjë nuk është çudi, as rikthimi i Nejmari te Barcelona. / Vipsport.al