Në Itali janë të bindur: Ikardi po bën zgjedhje zemre, po shkon pas… parave

Në shtëpinë e Interit, është një situatë e trazuar duke qenë se Mauro Ikardi me shumë gjasa nuk do të rinovoj më me Interin dhe këtë e ka pranuar vetë menaxherja dhe bashkëshortja e futbollistit, Uanda Nara. Pas këtij lajmi jo pak të bujshëm në Itali, një nga gazetarët më të njohur nga ‘Corriere dello Sport’, Klaudio Beneforti.

Gazetari italian shprehet se zgjedhja e Ikardit ishte e dijshme duke qenë se është zgjedhje zemre dhe vetë zemra e tij kërkon të shkojë atje ku ka para. Sa i përket Uandës, Beneforti thotë se atë e njohin të gjithë dhe nuk ka ndonjë surprizë.

“Me ardhjen e Marotës, ndoshta dikush është bezdisur dhe nuk e kanë mirëpritur të gjithë. Ajo që Uanda po bën, është diçka e zakonshme për të marrë më shumë para dhe ne i njohim mirë strategjitë e saj dhe dëshirën për të bërë Ikardin fitimprurës. E ka përdorur edhe më parë këtë gjë. Edhe Ikardi po bën një zgjedhje zemre dhe zemra e futbollistëve tani është te vendi ku ka para”, u shpreh Beneforti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/