Mysafirë për Kukësin, në Antalia i bashkohen edhe Kukeli me Lenjanin

Kukësi po e zhvillon fazën përgatitore në Antalia së bashku me Partizanin dhe prej ditësh, ndodhen në tokën turke. Verilindorët kanë zgjedhur që grumbullimin ta bëjnë në një resort luksoz, të quajtur ‘Titanic Deluxe Golf Belek’. Në kompleksin ku skuadra e Kukësit ndodhet, tashmë është bërë pjesë edhe një tjetër ekip i madh.

Bëhet fjalë për skuadrën zvicerane të Sionit, e cila gjithashtu po e zhvillon fazën përgatitore në Antalia dhe ka zgjedhur pikërisht resorin, në të cilin ndodhet klubi zviceran. Me skuadrën e Sionit, aktivizohen edhe futbollistë shqiptarë si Burim Kukeli apo Ermir Lenjani, ndërkohë që pjesë e Sionit është edhe Bastin Toma, dëshira e madhe e Kombëtares.

Në tokën turke, Kukësi ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje miqësore, ku fillimisht është mundur nga Bashakshehiri me rezultatin 2-1, ndërkohë që dy ditë më vonë arriti të barazonte 1-1 ndaj Rostovit. Kukësi e mbyll fazën përgatitore në Turqi pak ditë më vonë, ndërkohë që ende nuk ka njoftim për ndonjë miqësore të tretë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/