Muzaka i bindur: Skënderbeu rikthehet më i fortë, s’heqim dorë nga titulli

Gjergji Muzaka është optimist dhe ai ka besim se Skënderbeu i pjesës së dytë të sezonit do të rikthehet dhe do të jetë sërish në garën për titull. Në një intervistë për “Rtshsport”, Gjergji Muzaka, një nga liderët e skuadrës korçare ka pohuar:  “Nuk është se skuadra jonë është e varur nga një apo dy lojtarë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë gabon tërë skuadra. Muaji i fundit nuk ka qenë i mirë, por shpresoj ta nisim mbarë”.

Analiza

Si edhe thekson Muzaka, pas çdo ndeshje, e sidomos pas humbjeve gjithmonë ka analizë enkas nga stafi dhe lojtarët. “Pas çdo ndeshje ulemi dhe diskutojmë, e aq më tepër pas rezultateve të këqija, ku kemi pasur mungesë fati apo mungesë përqendrimi dhe dihet pas rezultateve të atilla edhe ana pozitive është pak e ngarkuar”.

Objektivat

Ndonëse me shumë oshilacione e me mungesë të theksuar rezultatesh, Muzaka ka besim se Skënderbeu do të rikthehet së shpejti, aty ku e duan të gjithë: “Kryesorja është që të rikthehemi sa më shpejt aty ku na takon, aty ku kemi qenë gjithë këto vitet e fundit, duke u rikthyer të cilësitë e fazës së parë”.

Dënimi

“Në dy fazat e mbetura ne duhet të shohim përpara. Po diskutohet prej një viti e gjysmë çështja e CAS dhe dënimi, por ne jemi të përqendruar te puna jonë në fushë. Skënderbeu nuk është se e kaq aq shumë të domosdoshme merkaton. Skuadra e ka elementin dhe cilësinë dhe ne duhet që të punojmë edhe më shumë për t’u rikthyer. Kemi qenë në krye dhe shpesh kemi ndërruar edhe vendin me Partizanin. Duhet që të jemi optimist për të ardhmen”, – tha më tej Gjergji Muzaka.

Optimizmi

Në fund, Muzaka si një nga lojtarët me më shumë eksperiencë, por edhe që është mësuar të fitojë trofe thuajse çdo sezon tregon edhe ilaçin se si Skënderbeu mund ta kalojë situatën jot ë mirë të fundvitit 2018: “Po punojmë shumë me anës piskologjike, duhet që të vazhdojmë të tregojmë “uri”, ka lojtarë të rinj brenda ekipit dhe duhet që ta mësojnë këtë lloj mentaliteti që ka klubi. Besoj se do të rikthehemi shumë shpejt”.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories