Mërzitet edhe Sarri nga pritja, gjen mbrojtës tjetër në vend të Hysajt

Elseid Hysaj me shumë gjasa do ta përfundojë sezonin te Napoli, duke qenë se italianët nuk duan kurrsesi të humbasin shërbimet e shqiptarit, e aq më tepër për një ofertë 20 milionë euroshe. Në këtë mënyrë, është bërë gjithçka e vështirë për Çelsin dhe për Sarrin që e kërkonin me çdo kusht mbrojtësin shqiptar.

Duke parë që Hysaj mund të vazhdojë të qëndrojë te Napoli, Sarri është vënë në kërkim të një mbrojtësi tjetër dhe mediat italiane raportojnë se sërish sytë janë hedhur nga Italia. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin italian, Rogeiro i cili luan me fanellën e Sasuolos.

Sarri ka shfaqur interes për këtë talent dhe e sheh si mbrojtësin e ardhshëm të bluve të Londrës, duke u larguar disi nga pista Hysaj. Nëse Rogeiro transferohet në Londër gjatë kësaj merkatoja, atëherë e ardhmja e Hysajt mund të jetë vetëm Spanja ose Italia. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories