Merkato dhe Ikardi, Zhang e Marota qetësojnë tifozët e Interit

Stiven Zhang dhe Beepe Marota kanë provuar që të qetësojë disi tifozët e Interit për sa i përket deklaratave më të fundit të Uanda Nara dhe Mauro Ikardit se mungonte oferta për rinovimin e tij dhe ato të deritanishmet nuk kishin qenë në lartësinë e duhur.

Vetë Zhang, i pranishëm sot në Milano, ka deklaruar se shumë shpejt pret të ulet në tavolinën e bisedimeve me sulmuesin argjentinas për të diskutuar këtë rinovim. “Nëse do të na jepet ndonjë mundësi, do ta shfrytëzojmë në merkato. Ajo e dimrit nuk të dhuron mundësi të mëdha por po kërkojmë talente të reja. Ikardi? Ai është kapiteni ynë dhe shumë shpejt do të takohemi për kontratën e tij”, tha presidenti i zikaltërve.

Të njëjtën linjë mendimi kishte edhe Marota. “Ne jemi të qetë për rinovimin dhe tifozët duhet të jenë gjithashtu rreth kësaj teme”, ishin fjalët e administratorit. /vipsport.al/